Flash

Rritja e çmimit të naftës, të hënën fiken makinat në shenjë proteste

Lapsi.al 13 July 2019
Rritja e çmimit të naftës, të hënën fiken

Projektligji për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, të cilët kanë vendosur të mobilizohen mes tyre për të zhvilluar ditën e hënë një protestë simbolike.

Në rrjetet sociale është përhapur në formë virale thirrja që ditën e hënë duke filluar nga mesdita e deri në orën 15:00, të gjithë drejtuesit e automjetëve të ndalen në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime, në shenjë proteste ndaj taksës së re të qeverisë dhe  për të kërkuar uljen e çmimit të naftës.

Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për të kërkuar  uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 të reja lekë për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Më herët këtë javë, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, hodhi poshtë zërat për rritjen e çmimit të karburantit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, reagoi duke e quajtur këtë deklaratë një mashtrim. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Shehaj publikoi një dokument me ligjin për taksën e re, që sipas tij vërteton të kundërtën e deklaratës së ministres Denaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI