Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Rritet tensioni: Anglia dërgon anije lufte në Gjirin Persik

Lapsi.al 13 July 2019
Rritet tensioni: Anglia dërgon anije lufte në Gjirin Persik

Situata në Gjirin Persik po përkeqësohet: Në mesin e tensioneve me Iranin, Britania e Madhe dërgon anijen e luftës „HMS Duncan“ në gji, që duhet të sigurojë transportin e anijeve në rajon.

Nga Deutsche Welle

Anija e luftës, „HMS Duncan" do të sigurojë në fregatën „HMS Montrose", e cila tërhiqet nga shërbimi për shkak të kontrolleve teknike, bëri të ditur qeveria britanike. Kjo anije lufte do të tregojë prezencë të vazhdueshme për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave. Sipas të dhënave britanike, „HMS Montrose" të enjten arriti të zmbraps një sulm të motobarkave iraniane ndaj një anije çisternë britanike, gjë që Irani e hodhi poshtë. Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt deklaroi, se Britania e Madhe do ta shmangë shkallëzimin e situatës. As Britania e Madhe dhe as aleatët e saj nuk e duan një konflikt, duhet ruajtur gjakftohtësia.

Të premten ekuipazhi iranian u lirua kundrejt garancive, por anija mbetet në vend. Të enjten e kaluar para brigjeve të rajonit britanik të Gjibraltarit u ndal anija iraniane çisternë „Grace 1". Kjo anije dyshohej, se përkundër embargos së BE në fuqi po transportonte naftë iraniane në Siri. Sanksionet europiane drejtohen kundër regjimit të pushtetmbajtësit Bashar al-Asad. Kapiteni, oficeri i parë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u ndaluan. Konfiskimi i anijes së transportit i ashpërsoi shumë tensionet mes Teheranit dhe Londrës. Irani e quajti veprimin e autoriteteve britanike si akt të „piraterisë" që nuk do të mbesë „pa pasoja".

BE nuk do të veprojë

Bashkimi Europian megjithë gjendjen e ashpërsuar në Gjirin Persik nuk shikon ende nevojën për të vepruar. BE nuk do të marrë pjesë në koalicionin që planifikon SHBA-ja për mbrojtjen e anijeve tregtare në Gjirin Persik. SHBA nuk i janë ofruar BE-së për këtë, tha një zyrtare e lartë në Bruksel. Vendet anëtare duhet të vendosin të veçuara për një pjesëmarrje të mundshme.

Pentagoni ka bërë të ditur, se do t'i çojë përpara planet për një koalicion ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve tregtare. Ky plan parasheh shoqërimin ushtarak të anijeve civile. Ideja vjen pas sulmeve misterioze të sabotazhit dhe incidenteve të tjera në rajonin e gjirit. SHBA dhe Britania e Madhe bëjnë përgjegjëse Iranin, kurse ky i fundit i hedh poshtë akuzat. Irani ka paralajmëruar ndërkohë Britaninë e Madhe. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musaui ka thënë, se „nëse britanikët ndikohen nga SHBA dhe e lejojnë veten të futen në lojëra të rrezikshme, ne do t'iu këshillonim të mos e bënin këtë". Gjykata e Lartë e Gjibraltarit ka urdhëruar ndërkohë, se anija do të qëndrojë pa dalë në det deri në 21 korrik.

Të këshilluara

Greqi-Turqi, erë lufte në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara dhe blloku europian e kishin ngritur zërin të shqetësuara se mos presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndez shkëndijat e një konflikti në det...

08:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI