Flash

Nisin reshjet, nesër pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

Lapsi.al 13 July 2019
Nisin reshjet, nesër pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

Ditën e nesërme pritet që temperaturat të bien ndjeshëm dhe që të shtohen reshjet e shiut. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), temperaturat do të zbresin deri në 14 gradë Celsius në vendet malore, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.

Ndërkohë, rreziku për zjarre është minimal, për arsye të reshjeve dhe erërave të forta, kryesisht në zonat bregdetare.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë, dt.13) pritet nivel “I MODERUAR’’ në qarqet Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë dhe nivel “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara, pritet nivel “I MODERUAR’’ në qarqet: Shkodër (Jug-Perëndim dhe Lindje), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim dhe Lindje), Elbasan (Perëndim dhe Lindje), Berat (Perëndim dhe Lindje), Korçë (Perëndim dhe Lindje).

Nesër (e diel, dt.14) “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.13) dhe nesër (e diel, dt.14) priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe), më të mundshme në fund të ditës së sotme dhe në fillim të ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 25 °C

në vendet e ulëta: 19 / 26 °C

në vendet malore: 14 / 21 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.13) dhe nesër (e diel, dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe (kryesisht bregdetare dhe jugore) pritet të fryjë deri e fortë.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI