Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të ndryshojë koordinatorët e deleguar në degët e Partisë Demokratike në rrethe.
Vendimi vjen pas mbajtjes së mbledhjes me Kryesinë dhe të strukturave të PD-së, me qëllim që degët lokale të kryejnë disa detyra organizative gjatë sezonit të verës. Për këtë qëllim, është ngritur një grup pune.
Në një shkrese zyrtare, që mban datën 12 korrik dhe firmën e Bashës, janë përcaktuar detyrat e degëve në rrethe përgjatë verës për periudhën 15 korrik- 31 gusht.
Disa nga lëvizjet më të rëndësishme:
Ishte Flamur Noka, emërohet Gazment Bardhi në Shkodër
Ishte Luçiano Boçi, emërohet Flamur Noka në Elbasan
Enkelejd Alibeaj ishte në Fier, emërohet në Dibër
Edmond Spaho ishte në Elbasan, emërohet në Tiranë
Sahit Dollapi ishte në Lushnje, emërohet në Korçë
Ervin Saliajni ishte në Korçë, emërohet në Gjirokastër
Endri Hasa ishte në Elbasan, emërohet në Korçë
Oerd Bylykbashi ishte në Durrës, emërohet në Tiranë




