Flash

Dhunonte bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 46-vjeçari nga Mirdita

Lapsi.al 13 July 2019
Dhunonte bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste,

Policia e Mirditës ka arrestuar një 46-vjeçar për dhunë në familje. Shtetasi me iniciale A.Sh akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjie ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste.

"Ky shtetas në banesë në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve, e cila mbëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak"njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Të këshilluara

Pensionet, sigurim i detyrueshëm te privati

Me rënien e lindjeve dhe rritjen e jetëgjatësisë që po ushtrojnë gjithmonë e më shumë presion mbi skemat e pensioneve, orientimi që po u jepet këtyre të fundit ...

08:06

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI