Flash

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

Arrestimi "live"/ Bardh Spahia rrëfen momentin: Policët nuk e dinin as përse po më ndalonin

Lapsi.al 13 July 2019
Arrestimi "live"/ Bardh Spahia rrëfen momentin: Policët nuk

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka folur mbi momentin e arrestimit gjatë një lidhjeje direkte me emisionin “Open” në televizionin “Top Channel”.

Në një intervistë për emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në “Neës 24”, Spahia tha se në momentin që ishte arrestuar, policët nuk dinin arsyen përse po e ndalonin, ndërsa merrnin nga eprorët urdhra nëpërmjet telefonit.

Pjesa e arrestimit ishte publike, ishte masë absurde. Nuk ishte e vërtetë që po i fshihesha policisë, por psikologjikisht e prisja. E ndjeja veten një qytetarë të thjeshtë. Gjatë rrugës për në komisariat mu duk se policët nuk e dinin se përse po më ndalonin, ata merrnin urdhra në telefon. Kishte dhe policë me maska sikur po arreston ndonjë kriminel. Për mua ishte një situatë absurde, nuk e kisha imagjinuar kurrë që do gjendesha në një situatë të tillë.

E përballova në mënyrën më të natyrshme të mundshme, u mundova të paktën. Kuptova edhe situatën e vështirë në të cilën policët ndodheshin ën raport me mua. Më bënte përshtypje izolimi i plotë nga jashtë. Ishte një izolim i plotë, jam takuar vetëm me avokatin tim. Gjëja më shqetësuese ka qenë izolimi i plotë”, tha Spahia.

Ish-deputeti demokrat fitoi dy ditë më parë lirinë nga Gjykata e Apelit në Durrës, që e konsideroi të paligjshëm arrestimin e tij.

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI