Flash

Zbulohet gjinia e fëmijës së Ermal dhe Ariana Fejzullahut

Lapsi.al 12 July 2019
Zbulohet gjinia e fëmijës së Ermal dhe Ariana Fejzullahut

Megjithëse fillimisht Ariana e mbajti të fshehtë nga publiku pritjen e ëmbël dhe i mohoi lajmet ende pa iu rrumbullakosur barku, Ermal Fejzullahu nuk mundi ta mbante dot për vete gëzimin dhe gjatë një interviste pranoi se do të bëhet baba për herë të katërt.

Në ditën e saj të lindjes, bashkëshortja e këngëtarit publikoi në Instagram një foto ku tregonte për herë të parë barkun e rrumbullakosur, ndërsa në foton e fundit të publikuar në profilin e saj, kunata ka zbuluar padashje gjininë e bebushit.

Motra e Ermal  Fejzullahut, Bulza, ka komplimentuar jo vetëm Arianën, por edhe bebushen në bark, duke i quajtur “Dy të bukurat e mia” dhe duke lënë të kuptohet se çifti po pret një vajzë.

Kujtojmë se Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve, një djali të quajtur Art dhe dy vajzave, Era dhe Buna.

Më herët në një interviste, këngëtari u shpreh se do të ishte shumë i lumtur nëse do të bëhej sërish me vajzë, sepse i ka pikë të dobët. Mesa duket, dëshira e Ermalit u realizua.

Të këshilluara

Erkan Petekkaya vjen në Prishtinë

Aktori turk shumë i dashur për publikun prej rolit të Xhihanit në serialin "Fate të kryqëzuara", Erkan Petekkaya ndodhet në Kosovë, ashtu siç ju kishim lajmërua...

16:41

Letra e Tupac për Madonnën në ankand

Letra famëkeqe që Tupac Shakur i dërgoi Madonna-s, që u përfshi prej vitesh nga vorbulla e debatit, më në fund tani ka rrugën e hapur për të dalë në ankand dhe ...

16:31

S4MM ndalon diss-at ndaj artistëve

Së fundmi ai ka lëshaur 7 këngë të reja,të cialt do të jenë pjesë edhe të albumit të tij të ri. Por në të gjitha këngët, nuk vërehen nuanca të diss’ave, apo ...

14:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI