Flash

Ursula në pikëpyetje për kreun e BE, tradhtohet nga gjermanët e saj

Lapsi.al 12 July 2019
Ursula në pikëpyetje për kreun e BE, tradhtohet nga

Një grua mund të bëhet presidente e KE. SPD duhet të tejkalojë kokëfortësinë e saj dhe të mbështesë Ursula von der Leyen, kandidaten gjermane, ashtu si socialdemokratët e tjerë europianë, mendon Felix Steiner.

Nga Felix Steiner, DW

Gjermanët janë një popull i çuditshëm. Vërtet anëtarët e Komisionit Europian me rregullore janë të pavarur nga këshillat që vijnë nga vendet e tyre, por natyrisht, çdo vend e sheh si sukses, nëse dikush merr ndonjë post të rëndësishëm.

Por jo kështu gjermanët: Që nga dita, kur Ursula von der Leyen u propozua nga krerët e shteteve dhe qeverive si presidente e Komisionit Europian, në vend fillojnë ankimet e përgojimet. Në krye të kritikëve qëndrojnë kësaj here socialdemokratët, kjo çoi edhe në një situatë absurde në votimin vendimtar në samitin e BE-së , kur 27 nga 28 krerët e BE votuan, por pikërisht Merkel duhej të abstenonte - SPD, partneri i saj i koalicionit në Berlin e kërkoi këtë.

Tradhtim i votës së zgjedhësve?

Jo, shokët socialdemokratë nuk kanë asgjë kundër, që pas 50 vjetësh më në fund dikush nga Gjermania të ngjitet në krye të Komisionit Europian. E natyrisht që ata nuk e kritikojnë faktin, që për herë të parë një grua ngjitet në këtë post. SPD është e zemëruar, për tradhtinë që iu bë parimit të kandidatit kryesor në zgjedhjet europiane. Ursula von der Leyen nuk ka kandiduar për postin e presidentes së Komisionit Europian e prandaj, sipas kësaj logjike, nuk duhet të bëhet presidente e KE. Kjo nuk gjendet gjëkundi në marrëveshjet e BE, por u praktikua kështu para 5 vjetësh, dhe në Gjermani u kuptua si pretendim i përhershëm.

Socialdemokratëve i ka shpëtuar, se simpatia për konceptin e kandidatit kryesor në zgjedhjet europiane përveç Gjermanisë nuk ishte shumë e përhapur në vende të tjera. Për shkak të mungesës së njohurive gjuhësore, kandidatët kryesorë në Poloni, Itali, Spanjë nuk ishin aspak prezent, krahasuar me vendin e socialdemokracisë. Kjo jo vetëm në fushatën e fundit zgjedhore, por edhe në vitin 2014. Gjermanët nuk votuan as për Jean-Claude Juncker në vitin 2014 dhe as në maj për holandezin, Frans Timmermans. Dhe jo-gjermanët nuk votuan as për Martin Schulzin para 5 vjetësh apo Manfred Weber këtë vit. Çfarë parimi tradhtohet këtu dhe çfarë votuesish?

Por edhe kur socialdemokratët nga vende të tjera janë të shqetësuar dhe pyesin kolegët e tyre gjermanë, pse ata mbeten tek "Jo"-ja e tyre, pasi kjo paketë personeli është e pranueshme - SPD gjermane mbetet kokëfortë. Të qenit kokëshkëmb nuk është më kot virtyt gjerman. Të mërkurën ata i paraqitën kolegëve të tyre europarlamentarë një listë të dobësive dhe problemeve që ka Ursula von der Leyen: Duke filluar nga dyshimi për plagjiaturë i disertacionit të saj deri tek skandalet në Ministrinë e Mbrojtjes e Bundeswehri.

Zjarr me artileri socialdemokrate

Vetëm këtë nuk ta thotë kjo listë- si është e mundur që kjo grua qëndron prej 5 vjetësh në postin e ministres së Mbrojtjes, që në Gjermani nuk shihet si post afatgjatë. Kjo pasi ajo drejtoi një ministri që mban 40% të buxhetit të federatës, Ministrinë e Punës dhe atë Sociale. E me këtë ka shumë më tepër përvojë administrative, se kandidati parlamentar, Manfred Weber dhe Frans Timmermans së bashku.

Por një gjë duhet t'ua lesh socialdemokratëve: Zjarri me artileri që kanë filluar ata ka dhënë efekt. Sipas sondazheve, tani shumica e gjermanëve nuk e sheh Ursula von der Leyen si të përshtatshme për postin e presidentes së KE. E raportimi para votimit për Ursula von der Leyen të martën jep dozën e vet: Krahas partive popullore europiane, mbështetësit kryesorë të saj janë partia polake, PiS, partia e Orbanit, Fidesz, Lega e Salvinit- pra ato parti, të cilat çdo gjerman i mirinformuar për arsye morale i refuzon.

Surprizat mbeten

Mund të pyesësh, se çfarë pëlqejnë këto parti tek Ursula von der Leyen? Po, ajo është nënë e 7 fëmijëve. Po, si ministre e Mbrojtjes ajo ka bërë figurë të mirë në skenën e NATO-s, gjë që u pëlqen shteteve që kanë dalë influenca sovjetike. Por në politikën e refugjatëve ajo ka qenë gjithmonë një nga përkrahëset besnike të kancelares Merkel. Në këtë kuptim, disa nga mbështetësit e sotëm të një presidente të KE, von der Leyen mund të habiten me të në të ardhmen. Por deri këtu nuk ka ardhur puna. Zgjedhja e Ursula von der Leyen javën e ardhshme konsiderohet si me gjasë, por jo e sigurt. Nuk ka çudi që të ketë edhe surpriza. /DW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI