Flash

Rinumërimi në Lezhë/ Zëdhënësja e qeverisë: U nxorr në dritë mashtrimi i Bashës

Lapsi.al 12 July 2019
Rinumërimi në Lezhë/ Zëdhënësja e qeverisë: U

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përfundimit të procesit të rinumërimit të kutive nga 11 qendrat e votimit të Lezhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në një deklaratë nga selia rozë, Spiropali u shpreh se rinumërimi tregoi edhe “njëherë se humbës i zgjedhjeve ishte Lulzim Basha”. “Zgjedhjet kur Basha humbet nuk mund të konsiderohen kurrsesi legjitime, por sot ata morën goditje përfundimtare. Prova më e mirë që nxjerr në dritë mashtrimin e Bashës është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë. Kutitë u hapën pas ankesave dhe treguan se nuk ka pasur parregullsi”,- tha zëdhënësja e qeverisë.

Sipas ministres, me zgjedhjet vendore të 30 qershorit, shqiptarët refuzuan mesazhet e opozitës së bashkuar joparlamentare. “Faktet janë kokëforta, rezultatet koordinojnë në mënyrë perfekte me ato të deklaruara në KQZ. E dimë hallin e atyre, por askush nuk i ndihmon. Zgjedhjet ishin ndarja nga e shkuara, pavarësisht kërcënimeve për zjarr e flakë, shqiptarët i refuzuan mesazhet e tyre dhe zgjodhën të ardhmen”,- tha Spiropali.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI