Flash

Një barsoletë e Nastradinit për të kuptuar Kosovën e vitit që vjen

Lapsi.al 12 July 2019
Një barsoletë e Nastradinit për të kuptuar Kosovën e

1.

 Një shok imi nga gjimnazi, zakonisht në pikun e verës sikur jemi tani, bënte pyetjen që nuk e priste kush e ndoshta as ai vetë:

- E, çka do të bëjmë për Vit të Ri?

Kjo u shndërrua në barsoletë rituale dhe verë pas vere prisnim ditët më të nxehta të verës për të krijuar pauzën dramatike, për të gjetur momentin kur nuk kishte kush rrëfim për të treguar a propozim për të dhënë dhe dikush prej nesh do ta shtronte pyetjen:

- Po, për Vit të Ri si do t’ia bëjmë?

Barsoleta u shpërnda gjithandej familjeve tona dhe shkaktoi të qeshura rituale, derisa një ditë dikush na e tërhoqi vërejtjen se para shokut tonë këtë fenomen e kishte përshkruar, në kontekst të mençurisë popullore orientale Nasradin Hoxha. Në rrëfimin për Nasradinin, ai fillonte të çante në kohën e shalqirit, sepse po afrohej dimri, dhe fillonte të gëzohej, sepse po afrohej vera, kur kishte ngrirë çdo gjë e po pëlcisnin edhe gurët nga akulli.

2.

Në stilin e Nasradinit, mund të themi se ky vit shkoi. Së paku shkoi për sa u përket negociatave me Serbinë, gjegjësisht idesë që deri në fund të vitit, me një marrëveshje shpejt e shpejt, të këmbehen do territore e do njerëz, të nënshkruhet një copë letre, e cila thotë se pas këmbimit do të merremi vesh për gjërat e tjera dhe të fillohet edhe një proces tjetër i negociatave për të negociuar për gjërat e dakorduara.

Ky format shkoi. Ka kohë që kishte shkuar - prej vitit 2015 pothuajse nuk ka gjë për t’u marrë vesh mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Kosova pranoi se do të themelonte një autonomi territoriale serbe nëse këtë e pranonte opozita dhe populli. Pas demonstratave brenda dhe jashtë Kuvendit, që detyruan kërkimin e mendimit të Gjykatës Kushtetuese, u vërtetua që Kosova në negociata, që nga viti 2013 e këtej kishte premtuar se do të shkelte Kushtetutën e vet për të përmbushur premtimet e dhëna Serbisë.

Përbërja e Komisionit Evropian, që arriti të bëjë një dështim kaq të madh ndërmjetësues - e që kulmoi me legjitimimin e këmbimit të territoreve dhe popullatave - e dorëzon mandatin, dhe nga 1 nëntori i këtij viti do të kemi një përbërje të re të Komisionit Evropian.

Prej tash e deri atëherë po hyjmë në fazën përgatitore për procesin e ardhshëm negociator, i cili për nga mandati (Asambleja e Përgjithshme e OKB-së) dhe ndërmjetësi i mandatuar (Komisioni Evropian) do të jetë i njëjtë. Brenda këtij procesi do të ketë përpjekje për të konsultuar të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, qoftë në formë zyrtare, qoftë jozyrtare, se si të shkohet përpara. Dhe brenda këtij procesi, në Washington pritet të sqarohen pak a shumë emri dhe roli i një të dërguari të veçantë për marrëveshjen Kosovë-Serbi. E njëjta gjë do të ndodhë në kryeqytetet evropiane; Komisioni i ardhshëm evropian ka gjasa t’ia fillojë punën me një propozim për një të dërguar të veçantë evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi. E njëjta gjë tashmë ka ndodhur me Rusinë, e cila dërgoi në Beograd si ambasador ndër diplomatët e vet më të rryer në çështjet e Ballkanit, Bocan-Harçenko, njeriun që përfaqësoi Federatën Ruse në negociatat për statusin e Kosovës pas përfundimit të procesit Ahtisaari.

Njëra prej dollive zyrtare të Vitit të Ri në Kosovë lehtësisht mund të jetë: Paçim fat në negociatat e vitit 2020!

3.

Në stilin e shokut tim të gjimnazit, atij që pyeste se çka do të bëjmë për Vit të Ri, di se vendi do të festojë si zakonisht.

Do të festojë, sepse duhet ta bëjë, është një ritual. Do të festojë, sepse pret që ky vit të mos përsëritet më – e kjo ndjenjë po përsëritet për shumicën e popullit, atë që është përjashtuar nga profiti i kapësve të shtetit vit pas viti, tepër shumë dhe tepër gjatë. Vendi do të festojë, sepse e kaloi edhe një vit që gjeneroi shumë stres dhe pak ose aspak shpresë.

Kur të vijë koha e festimit, qytetarët e vendit do të kenë kaluar tri vendime domethënëse.

I pari është ai për autostradën e Dukagjinit. Nëse mbetet vendimi i Qeverisë, atëherë Kosova do të zhytet në borxh edhe për një miliard euro, për një projekt që ka analizë të mirë për përfitime korruptuese dhe kurrfarë analize për efektet në ekonominë e vendit. Autostradat e komandantave do të paguhen nga ky brez dhe nga brezi që do të lindë.

I dyti është ai për termocentralin “Kosova C” (apo “Kosova e Re”). Kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali është e sajuar ashtu që qytetarët e Kosovës të punojnë për kompaninë e cila e fitoi këtë tender. Rrjedhimisht, qytetarët e Kosovës, nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duhet të garantojnë kredinë të cilën do ta marrë fituesi i tenderit, pra kredinë, të cilën duhet t’ia sigurojë shteti kompanisë private. Nëse Kuvendi i Kosovës e miraton këtë marrëveshje ndërkombëtare, atëherë do t’i obligojë, po ashtu, qytetarët e Kosovës që ta paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se çmimi i tregut, në mënyrë që kompania private (dhe ata qeveritarë të Kosovës që kanë përqindjen e tyre) të realizojnë profitin e përcaktuar për njëzet vjet me radhë.

Vendimi i tretë ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Rrjedhimisht nuk dihet, me përjashtim të negociatave, as çfarë do të jetë dollia zyrtare e as kush do ta ngrejë atë dolli.

4.

Prapë një vit i paparashikueshëm?

Po. Në stilin e Nasradinit, e vetmja gjë e parashikueshme është se do të festojmë hyrjen në një vit tjetër, të paparashikueshëm.

Dhe, në pikë të verës, ai do të tregojë se duhet filluar së vajtuari që po vjen Viti i Ri.

Koha ditore

Të këshilluara

Lubonja, si Odiseu kundër Ciklopit Rilindje

Ky sulmi ndaj Fatos Lubonjës, ose më mirë, makinës së tij, është një lloj kambane alarmi që të përpin. Gjëja në vetvete duket pak e ekzagjeruar: një i metë m...

14:49

Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës, se “shqiptarëve nuk iu ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar s...

09:42

Çfarë po feston Edi Rama?

Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervashkatërruese, Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 30 qersho...

09:16

Pse sot kam vendosur të mos hesht më

Çdo qelizë në trupin tonë ka një mandat të paracaktuar dhe jeton deri kur i vjen momenti për tu larguar. Mirëpo, ka disa qeliza që e refuzojnë këtë urdhër dhe v...

09:56

Tre interpretime për datën e re të Metës

Shpallja e një dekreti tjetër presidencial për 13 tetorin, si data e re e zgjedhjeve lokale, megjithëse faktikisht do të injorohet nga shumica parlamentare, ka ...

18:45

Albania 2019 'Reset Factory'

Pas rreth tre dekadash karikaturë të kapitalizmit dhe demokracisë, Shqipëria tashmë është një telefon që nuk punon. As nuk të marrin, as nuk merr dot: rezolucio...

14:20

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI