Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Luftonte me grupin “Al-Nusra”, vritet shqiptari në Siri

Lapsi.al 12 July 2019
Luftonte me grupin “Al-Nusra”, vritet shqiptari në Siri

Në Kosovë autoritetet thanë se një shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u tha medieve shkurt se institucionet kanë marrë një informacion se një qytetar i Kosovës “që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit “Al-Nusra“, Rron Emini, ka vdekur”, por nuk dihen më shumë hollësi.

Mediat vendase shkruajnë se ai kishte shkuar në Siri tre vjet më parë. Që nga fillimi i luftës në atë zonë, afro 400 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit dhe mbi 70 syresh kanë humbur jetën.

Në fund të muajit të kaluar, autoritetet kthyen prej andej 110 veta në mesin e të cilëve 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Edhe më tej në zonat e konfliktit, sipas të dhënave që ka siguruar policia e Kosovës, janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz, ka bërë që shumë luftëtarë të tij të kapen ndërsa familjarët e tyre të mbahen kampeve të ndryshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI