Flash

Dyfytyrësia me video/ Kur Rama bërtiste: "Hap kutitë ose largohu"

Lapsi.al 12 July 2019
Dyfytyrësia me video/ Kur Rama bërtiste: "Hap kutitë ose

Edi Rama me atë që opozita po e quan si organizata socialiste e KQZ ka rrefuzuar të hapi kutitë e votimeve të 30 qershorit, sipas një kërkese të Bindjes Demokratike. KQZ po organizon një farsë brenda farësës duke hapur vetëm 11 kuti në rrethin e lezhës sipas një kërkese të ish deputetetit kaubojs, Eduart Ndocaj. 

Por edhe në Lezhë, komisioni rrefuzuar të hapë kutinë e materialeve zgjedhore për të bërë krahasimin mes listës së zgjedhëzve dhe votave që gjenden në kuti.

Por kjo estradë, kur Rilindja vodhi edhe votat e votimeve që organizoi vetë është shumë interesantë të krahasohet me periudhën e pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kur Edi Rama duke pretenduar se Berisha e kishte vjedhur filloi fushatën: "Hap kutitë ose largohu".  Lapsi.al e ka gjetur videon e kësaj parodie. Ajo nuk është interesantë vetëm për të parë se si Rama propogandon hapjen e kutive që rrefuzon ta bëjë sot, por edhe për të parë gjithë analizën që është e vlefshme për të bërë opozitën më të mirë të rregjimit që ka ngritur sot.

Ai flet për pushtetin që ka kapur shtetin, për blerjen dhe heshtjen e shoqërisë civile, për bojkotin e parlamentit ku opozita nuk mund të bëhej fasadë, për kuvendin që hiqej sikur ishte legjitim...

Sot Edi Rama e ka ndryshuar slloganin: "As nuk i hap kutitë, as nuk dua të largohem". Por fjalimi i tij i dhjetë viteve më parë ka një vlerë të veçantë, sepse ai mund të shërbente me të gjithë argumentat, si një platformë për ata që duan të rrëzojnë Ramën sot.

©Lapsi.al

https://youtu.be/vejGo2EeUrY

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI