Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Durrës, kapen 184.6 milion lekë cigare kontrabandë

Lapsi.al 12 July 2019
Durrës, kapen 184.6 milion lekë cigare kontrabandë

Drejtoria e Hetimit Doganor sekuestroi në portin e Durrësit 2494 koli cigaresh, të cilat ishin bërë gati për transport kontrabandë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat “gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000 paketa.

Ndërsa vlera e mallit të sekuestruar nëse do të dilte në treg përllogaritet afro 184.6 milion lekë.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: "Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe veprës penale "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale ", parashikuar nga neni 149/a I K.Penal.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI