Flash

Azet rrëmben dy çmime të rëndësishme

Lapsi.al 12 July 2019
Azet rrëmben dy çmime të rëndësishme

Me siguri e njini Azet, emrin e të cilit mban hiti “S’kam kohë” në bashkëpunim me Zunën, me të cilin djemtë ndezën skenën e Gjermanisë mbrëmjen e kaluar. Ata performuan në eventin më të madh të muzikës “Hype Awards” i cili mbahej për herë të parë në Gjermani.

Në këtë event të rëndësishëm u ndanë çmime për artistët më të mirë hip-hop që kanë bërë muzikë në gjuhën gjermane. Azet së bashku me grupin e tij “KMN Gang” ishin të nominuar në dy kategori dhe fituan çmimet  “Best Crew” dhe “Best Collabo Album”.

Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, ka lindur në Kosovë dhe prej kohësh jeton në Gjermani, ku ushtron dhe aktivitetin e tij në muzikë. Ai ka sjellë plot këngë që kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pëlqyer menjëherë nga publiku. Ndër to mund të përmendim bashkëpunimet e shumta me Noizyn, si “Kriminell”, “Nummer 1”, apo bashkëpunimi me Raf Camora-n, “Qa bone”.

Së shpejti, Azet do të mbajë një tur në Ballkan dhe në profilin e tij në Instagram ka ndarë me ndjekësit datat dhe qytetet në të cilat do të performojë.

Të këshilluara

Dua konfirmon lidhjen me Anwar

Dua eshtë në lidhje me Anwar Hadid. Dhe këngëtarja për herë të parë ka publikuar pamje të 20-vjeçarit në mediat sociale.Ylli i popit postoi një video ku shih...

12:25

Miley Cyrus: Më pëlqejnë ende femrat

Miley Cyrus ka pranuar se është “ende e tërhequr seksualisht pas femrave”, pavarësisht faktit se është e martuar me Liam Hemsworth. Miley, e cila është martu...

11:55

Irina Shayk: Vazhdoj besoj në martesë

Irina Shayk është shfaqur në kopertinën e Harper’s Bazaar për intervistën e saj të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper. Supermodelja duket mjaft në formë, por i...

10:11

Game of Thrones, ndryshon emri i serialit

Spinoff-i prequel i “Game of Thrones” ende nuk e ka një titull zyrtar dhe është pikërisht autori i librave George R. R. Martin që jep më shumë informacione në k...

20:00

Ndahet nga jeta aktorja shqiptare

Aktorja Valentina Caci ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur një tjetër aktor njohur nga Korça, Zamira Kita, nëpërmjet një publikimi në profilin person...

19:12

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI