Flash

A është sëmurë? Dridhjet e Merkel po trondisin Gjermaninë

Lapsi.al 12 July 2019
A është sëmurë? Dridhjet e Merkel po trondisin

Angela Merkel dridhet – i gjithë vendi është i shqetësuar. Të enjten kancelarja qendroi ulur gjatë një pritjeje shtetërore. Të tregosh dobësi në politikë? Kjo nuk është më tabu në Gjermani.

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe kancelarja e i ftuari i saj qëndrojnë ulur në karrike. Fare të qetë dhe pa asnjë dridhje Merkel dëgjonte himnet e të dyja vendeve.

Dyshimet për problemet shëndetësore, Merkel shpjegon dridhjet në takimet zyrtare

Të mërkurën sërish një atak dridhjesh

Të mërkurën (10.07) kancelarja 64 vjeçare pësoi një atak të tretë me dridhje brenda pak javëve, në kohën që qëndronte në hollin e nderit të kancelarisë. Por pak pas kësaj Merkel u paraqit ashtu siç e njohin atë të gjithë prej shumë vitesh. E qetë, e saktë, pa emocione të mëdha, me një buzëqeshje të lehtë:

“Jam mirë. E kam thënë edhe një herë, që ndodhem në një fazë për ta kapërcyer atë që ndodhi gjatë nderimeve ushtarake së fundi me presidentin Selenskyj. Kjo fazë duket ende nuk ka kaluar, por ka përparime. Më duhet të jetoj një farë kohe më këtë. Unë jam mirë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar.”

Këtë deklaratë ajo e bëri vetëm një orë pasi kishte pasur dridhje të forta për herë të dytë.

Shëndeti i Merkelit: Temë kryesore e gazetave bulevardeske

A është e sëmurë kancelarja? Mos vallë ajo është në forcat e fundit?

Një ditë pas atakut të fundit gazeta më e madhe bulevardeske e Gjermanisë shkruan: “Nuk ka të ndalur.”

Në mes të qershorit Merkel priti presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Selenskyj. Në hollin e kancelarisë ajo pati dridhje të forta. Nëntë ditë më vonë ndodhi e njëjta gjë. Në selinë presidenciale kështjellën Bellevue bëri betimin ministrja e re e Drejtësisë dhe kancelarja qendronte e sforcuar me duart para trupit, por shumë shpejt sërish ajo mundi të lëvizë.

Thjesht sepse nuk kishte pirë sa duhet lëngje?

Në rastin e parë të atakut gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit ukrainas, Merkel tha se nuk kishte pirë ujë mjaftueshëm. Faktikisht atë ditë në Berlin bënte shumë nxehtë. Pas atakut të dytë gazetarët nga kancelaria deklaruan, se kemi të bëjmë me sa duket me një lloj reagimi psikologjik, që Merkel tashmë e ka konfirmuar zyrtarisht.

Ajo që duket qartë dhe e kuptueshme, u trajtua nga zyra e shtypit të qeverisë si një çështje sekrete shtetërore. Pak minuta përpara se kancelarja të fliste hapur, se i duhej tani të jetonte me dridhjen e herë pas hershme, zëdhënësja Ulrike Demmer relativizoi. Gjithçka është mirë, kancelarja nuk ka gjë: “Ajo i ka përballuar shumë mirë të gjitha takimet javën e kaluar.”

Kjo është e vërtetë. Merkel nuk i ka anuluar takimet, ka negociuar në samitin e G20 në Japoni deri natën. E këtë e ka theksuar Merkeli: “Jam mirë!”

Të këshilluara

Video/ Zjarr në Greqi, digjen disa shtëpi

Greqia ndodhet në një situatë të vështirë, teksa flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke djegur shtëpi. Mediat fqinje raportojnë se në fshatin Davri ...

17:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI