Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Vettingu/ Prokurori i dosjes "Tahiri" përballet në KPA me kërkesën për shkarkim

Lapsi.al 11 July 2019
Vettingu/ Prokurori i dosjes "Tahiri" përballet në KPA me

Ish-prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gentian Osmani, do të dalë sot para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Osmani është konfirmuar në detyrë në 2 gusht të vitit të kaluar, edhe pse gjatë procesit të vlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi problematika lidhur me kritetin e pasurisë e tij. Konkretisht, shlyerja e një huaje marrë kunatit të tij, ngriti dyshimet e KPK-së.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së pranë KPA-së me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), duke kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurorit. Komisioneri Publik: Pas hetimeve të kryera nga ne, Osmani nuk ka arritur të shpjegoj pasurinë, argumentet e tij kanë qenë të pamjaftueshme. Në deklaratën Vetting me deklaratat e tjera, subjekti ka deklaruar 96m2 apartament 82 mijë euro, shpenzime 3 mln lekë arredim. Burimi i lekëve të blerjes nga shitja e një tjetër apartamenti po me 82 mijë euro.

Osmani është anëtari i dytë i KLP-së që apelohet pas kalimit të vetting-ut, në radhë pas Antoneta Sevdarit, e cila u shkarkua pak muaj më parë.

Prokurori Osmani ka kërkuar në vitin 2017 arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, disa të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Korçë-Pogradec. Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur disa persona. Ngjarja ës...

20:37

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI