Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

U lirua dje nga detyra, ish-drejtoresha e Biblotekës Kombëtare sqaron arsyet

Lapsi.al 11 July 2019
U lirua dje nga detyra, ish-drejtoresha e Biblotekës Kombëtare sqaron

Ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, ka reaguar për lirimin e saj nga detyra ditën e djeshme me anë të nje Vendimi të Këshillit të Ministrave, me propozim të Minitrisë së Kulturës.

Asllani shpjegon se largimi nga detyra ka qenë vendim i saji, motivuar nga zgjedhja për t’iu rikthyer jetës akademike pas një shkëputjeje 5-vjeçare.

Reagimi i plotë:

Persida Asllani, ka kërkuar lirimin nga detyra e  drejtores së Bibliotekës Kombëtare  për arsye të vendimit të saj për t’u rikthyer në karrierën universitare, në përfundim të afatit ligjor që parashikon Ligji i Arsimi të Lartë dhe aktet e tij nënligjore për mundësinë e ruajtjes së vendit të punës në Institucionet e Arsimit të Lartë, për një periudhë maksimale prej 5 vjetësh dhe pa mundësi përsëritjeje. Karriera e saj universitare ka zënë fill në vitin 1995 ne Universitetin e Tiranës, me emërimin si pedagoge në Departamentin e Letërsisë, dhe e vetmja shkëputje prej saj ndodhi para 5 vjetësh kur iu besua drejtimi i Bibliotekës Kombëtare, detyrë që e pranoi me shumë nderim e përkushtim, në shërbim të këtij Institucioni si dhe të Rrjetit Kombëtar të bibliotekave dhe të jetës së librit në përgjithësi në Shqipëri dhe më gjerë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI