Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Projektligji për median online/ Soreca: Është shumë i rëndësishëm, presim që qeveria...

Lapsi.al 11 July 2019
Projektligji për median online/ Soreca: Është shumë i

Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Komisioni Evropian, kanë shqyrtuar projektligjin për median online, të quajtur ndryshe “paketa antishpifje”, të hartuar dhe të miratuar nga qeveria shqiptare dhe po përgatisin komentet e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në një prononcim për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka theksuar se “presim që qeveria të shqyrtojë komentet tona”. “Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti.”- tha Soreca për RTSH-në.

Ambasadori theksoi rëndësinë e projektligjit në fjalë, i cili pritet të kalojë në Kuvend në muajin shtator. “Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë” nënvizoi Soreca.

 

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, disa të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Korçë-Pogradec. Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur disa persona. Ngjarja ës...

20:37

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI