Flash

Përgjimet e presidentit maqedonas me komikët rusë, Thaçi: Zaev më kërkoi falje, janë të gjitha thashetheme

Lapsi.al 11 July 2019
Përgjimet e presidentit maqedonas me komikët rusë, Thaçi:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar bisedën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me dy komikët rusë, të cilëve iu kishte folur për një plan të ndarjes së Kosovës, pasi ata ishin hequr si kreu i shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Thaçi ka thënë se mbrëmjen e djeshme ka patur një telefonatë nga Zaev, i cili i ka rrëfyer se ato biseda janë bazuar në thashethemet ruse dhe se nuk ishin reale.

“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin rreth 20 minuta, ai më ka thirrur për tu sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rëne pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do ti jepen Serbisë janë të bazuara na thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënat e Gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njejtën kohë. Ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon, se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por të gjitha janë të bazuara në thashetheme.”- është shprehur Thaçi për gazetarët pas takimit të lamtumirës me shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Më tej, Thaçi ka mohuar që përgjimi do të ndikojë në mëarrëdhëniet me fqinjët. “Raportet me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike”.

Të këshilluara

Video/ Zjarr në Greqi, digjen disa shtëpi

Greqia ndodhet në një situatë të vështirë, teksa flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke djegur shtëpi. Mediat fqinje raportojnë se në fshatin Davri ...

17:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI