Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Kriminaliteti në Shqipëri, Europol hap zyrë në Tiranë

Lapsi.al 11 July 2019
Kriminaliteti në Shqipëri, Europol hap zyrë në Tiranë

Në Tiranë u hap ditën e sotme zyra ndërlidhëse e Europolit në Tiranë, e vetmja në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta jashtë BE-së, pas Uashingonit. Të pranishëm në inagurimin e saj ishin Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, Drejtores Ekzekutive të Europolit Catherine De Bolle dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

“Jam i bindur se Europoli dhe Policia e Shtetit Shqiptar tani do të jenë në gjendje ta sjellin bashkëpunimin policor midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë në nivelin tjetër. Më lejoni t’ju uroj të gjithëve më të mirën në këtë përpjekje, në dobi të vendit tuaj dhe të Bashkimit Evropian. Hapja e Zyrës është e rëndësishme për të rritur më tej luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe për të lehtësuar bashkëpunimin operacional ndërmjet Shqipërisë dhe autoriteteve ligj-zbatuese të Shteteve Anëtare të BE-së”, tha ambasadori Soreca në fjalën e tij.

E gjithë kjo tregon se Bashkimi Evropian po e përmbush strategjinë e tij për Ballkanin Perëndimor të miratuar në shkurt të vitit të kaluar, e cila përfshiu një zotim për rritjen e angazhimit të Agjencive të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së në rajon. Dhe Shqipëria është padyshim një pararendëse në Ballkanin Perëndimor nga ky këndvështrim.”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca, në hapjen e Zyrës Ndërlidhëse të Europolit në Tiranë.

Të këshilluara

Ulen temperaturat, tjetër stuhi në fundjavë

Situata e paqëndrueshme e motit do të vijojë të jetë prezente edhe në ditët e ardhshme. Metereologët flasin për temperatura më të ulëta se më parë, që nuk shkoj...

17:01

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI