Flash

Historia e qytetit ku u investuan miliarda por është si 'fantazmë'

Lapsi.al 11 July 2019
Historia e qytetit ku u investuan miliarda por është si

Imagjinoni një qytet modern me ndërtesa të larta dhe objekte të tjera afariste në të cilat janë investuar shuma marramendëse parash, por nuk jeton askush. Kështu në fakt ka ndodhur me një qytet në Iran.

Në shikim të parë ju krijohet përshtypja se po shikoni ndonjë skenë të filmave fanta-shkencë, ku në një qytet multi-miliardësh nuk lëviz pothuajse asgjë.

Bëhet fjalë për qytetin që gjendet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit të Iranit, Teheran. Pardis është pjesë e projektit “Mehra Mer” që në vitin 2010 filloi ta ndërton kompania “Kuzu Group”. Por si tek shumë projekte tjera gjigante, edhe te ky duket se jo gjithçka ka shkuar sipas planit.

Pardis duket si një qytet fantazmë i cili në fakt do të duhej të ishte “krenaria” e ish-liderit të këtij vendi Mahmoud Ahmadinejad. Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka ndryshuar shumë kjo zonë, që kur kishte filluar të ndërtohet.

Aty ishte planifikuar të ndërtohet nga e para një zonë urbane që do lidhte qytetet kryesore të Iranit përmes transportit hekurudhor, ku do të kishte spitale, shkolla e parqe. Kur filloi ndërtimi, shumë pak i ishte kushtuar rëndësi kushteve ekologjike dhe natyrore e kështu shpejt e kuptuan se si ata 200 mijë banorë që do të duhej të jetonin aty, nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ngrohje apo në infrastrukturën e kanalizimit.

Ndërtimi kishte filluar në kohën më të vështirë, ku ekonomia e vendit kishte luhatje dhe goditej vazhdimisht nga inflacioni, ku si rezultat i këtyre çështje projekti mbeti në gjysmë.

“Ndërtimi i këtij qyteti kishte për qëllim që të zvogëlojë mbingarkesën në qytete të mëdha që ishin goditur nga problemet e ndryshme infrastrukturore, të trafikut dhe çmimeve të larta të qirave qoftë të apartamenteve apo shtëpive”, ka deklaruar fotografi Manolo Espaliu. /tg

Të këshilluara

Video/ Zjarr në Greqi, digjen disa shtëpi

Greqia ndodhet në një situatë të vështirë, teksa flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke djegur shtëpi. Mediat fqinje raportojnë se në fshatin Davri ...

17:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI