Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Basha shpalos programin e PD-së: Bashkitë i lirojmë kur të bëhen zgjedhje të rregullta

Lapsi.al 11 July 2019
Basha shpalos programin e PD-së: Bashkitë i lirojmë kur të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Selenicë me strukturat partiake të kësaj njësie vendore që drejtohet nga kryebashkiaku Përparim Shaneti.

Duke i konsideruar të pavlefshme, antikushtetuese dhe antilgjore votimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kryedemokrati tha se “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës.”

Më tej, kreu i opozitës u shpreh se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 qershori: 85 % e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. “Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë.”- shtoi Basha.

 

 

Në Selenicë lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare shpalosi programin politik të PD-së, duke zbuluar se fokusi kryesor është tek biznesi i vogël dhe propozimet për ringritjen e tij përmes uljes së taksave.

Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.

  • “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
  • 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
  • Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
  • Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI