Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Vrau policin në Lazarat, ekstradohet autori pas 4 vitesh

Lapsi.al 10 July 2019
Vrau policin në Lazarat, ekstradohet autori pas 4 vitesh

Një prej anëtarëve të grupit kriminal të Lazaratit, i cili vrau efektivin e Policisë Ibrahim Basha, është depërtuar nga SHBA.

Shtetasi i depërtuar është Ruhan Hiraj, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Deportohet nga SHBA-ja, një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.

Gjatë paradites së sotme si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar:

• Ruhan Hiraj, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, shtetasi Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”.

Si pasojë e këtyre të shtënave, ka mbetur i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, si dhe janë plagosur punonjësit e policisë, J. I. dhe P. H.

“Policia e Shtetit Shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USNCN), Interpol Roma dhe Zyrën Uci Albania në Shqipëri e Oficerin e Kontaktit të Policisë së Shtetit në Bari, për koordinimin me Policinë e Kufirit të Roma Fiumicino, për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë shqiptare”.

Të këshilluara

Euro sërish në rënie, ja me sa u këmbye sot

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 121.85 lekë, rreth...

14:00

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI