Flash

Trump fyen Theresa May-n: “Ndoqi mënyrën e saj idiote për Brexit”

Lapsi.al 10 July 2019
Trump fyen Theresa May-n: “Ndoqi mënyrën e saj idiote për

‘Presidenti amerikan Donald Trump është treguar i pasjellshëm kundrejt kryeministres së Britanisë Theresa May,’- është shprehur sekretari i jashtëm britanik Jeremy Hunt. Komentet e tij vijnë pasi presidenti Trump e cilësoi ambasadorin britanik në SHBA, shumë budalla pas rrjedhjes së e-mail-eve të publikuara në gazetën britanike The Mail.

“Ambasadori i krisur që Britania i ngeci SHBA-së nuk është dikush nga i cili jemi të kënaqur, por një njeri shumë budalla. Ai duhet të flasë me vendin dhe me kryeministren May për negociatat e dështuara të Brexit dhe të mos mërzitet me kritikat e mia për këtë proces”.

Trump kritikoi veçanërisht edhe Theresa May për procesin e daljes së Britanisë nga BE duke u shprehur se ka shpërfillur këshillën e tij dhe ndoqi mënyrën e saj idiote.

E-mailet e publikuara të dielën zbuluan se ambasadori britanik e ka cilesuar administratën Trump si të paaftë. Ndërsa Trump reagoi duke thënë se ambasadori Derek nuk ka punuar sic duhet. Ndërkohë, sekretari britanik për tregti ka anuluar takimin me homologun e tij amerikan në SHBA.

Ndërsa qeveria britanike ka nisur hetimet për rrjedhjen e emaileve të publikuara në gazetën britanike The Mail dhe ka deklaruar se e mbështet ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA dhe se ai do të qëndroj në postin e tij derisa të dalë në pension.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI