Flash

Rreperët bojkotojnë Suedinë pas arrestimit të Asap Ropckey

Lapsi.al 10 July 2019
Rreperët bojkotojnë Suedinë pas arrestimit të Asap Ropckey

Edhe nëse nuk je një fans i madh i reperit  A$AP Rocky, me siguri duhet të kesh parë një video të tij ku bën një sherr të madh gjatë vizitës në Stokholm, Suedi në fund të qershorit.

Që nga incidenti reperi u arrestua, videoja grumbulloi mijëra klikime në mediat sociale, dhe reperët e tjerë po bojkotojnë Suedinë, pas trajtimit “çnjerezor” që thuhet se po i bëhet reperit.

Prokurorët thonë se arrestimi i ish-të dashurit të modeles Kendall Jenner, erdhi pas një përleshjeje në kryeqytetin e Stokholmit, ku ai ishte duke performuar në një festival të quajtur Smash.

Në një video, që është publikuar në internet, shihet teksa ASAP Rocky dhunon një tjetër mashkull duke e qëlluar me grushte.

Por reperi gjithashtu ka publikuar videot e tij në mediat sociale, për të cilat thotë se janë bërë para sherrit, në momentin kur personi në fjalë po e ndiqte.

A$AP shkoi vullnetarisht në rajonin e policisë për të folur për atë që ndodhi. TMZ raportoi se ai u arrestua “menjëherë” dhe se ambasada amerikane nuk u njoftua, gjë që është krejtësisht kundër protokollit.

Menjëherë pas kësaj, një gjykatë suedeze urdhëroi që ai të mbahej për dy javë në paraburgim sepse ata mendojnë se ai përbën rrezik.

Mediat shkruajnë se A$AP është trajtuar shumë keq, duke u ushqyer me një mollë në ditë.

Reperit gjithashtu i është mohuar lirimi me kusht, sipas gazetës suedeze Dagens Nyheter.

Ambasada suedeze në Uashington D.C është përfshirë, por është e paqartë se çfarë po bëjnë saktësisht. Sipas avokatit të A$AP, kjo betejë ligjore i ka kushtuar atij 1 milion dollarë deri më tani dhe mund të “shënojë fundin e karrierës së tij”.

Nëse ai dënohet, rrezikon 6 vjet burg!

Të këshilluara

Anjeza Maja rikthehet në Klan

Në fillim të sezonit që lamë pas, Anjeza Maja u largua nga programi “Në Shtëpinë tonë” në Top Channel për të nisur një eksperiencë të re në një tjetër lloj prog...

10:42

Xhirimi i skenave intime në Hollywood

Hollywood-i na ka ofruar me qindra skena erotike, ku kemi parë aktorë të kategorisë A dhe të tjerë më pak të rëndësishëm të përballen me situata të tilla. Na...

17:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI