Flash

Quajti Trumpin "të ngathët", dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

Lapsi.al 10 July 2019
Quajti Trumpin "të ngathët", dorëhiqet ambasadori

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, ka dhënë dorëheqjen duke shpjeguar se e kishte të pamundur të vazhdonte detyrën e tij, pas rrjedhjes së informacioneve nga kabllogramet diplomatike, ku ai kritikon presidentin amerikan, Donald Trump. “Edhe pse mandati im nuk përfundon deri në fund të këtij viti, besoj se në rrethanat aktuale qëndrimi i përgjegjshëm do të ishte lejimi i emërimit të një ambasadori të ri”, tha Darroch në një deklaratë.

Darroch ka qenë diplomati kryesor i Britanisë në Uashington që prej vitit 2016. Sipas kabllogrameve të bëra tashmë publike, përfaqësuesi diplomatik britanik në SHBA e cilësonte kreun e Shtëpisë së Bardhë si një udhëheqës “të ngathët”, “të pasigurtë” e “të paaftë” dhe administratën e tij si “jofunksionale”.

Pas publikimit të tyre, Trump reagoi me një postim në “Twitter” duke e quajtur Darroch “shumë budalla” dhe një “një njeri të trashë e pompoz”. Ai shkruante gjithashtu se “nuk do të merrej më” me të.

Kabllogramet e publikuara u dërgoheshin ministrave të lartë britanikë dhe nëpunësve civilë, por zyrtarët besojnë se personi që ia ka deleguar shtypit, është politikan apo zyrtar britanik dhe nuk i takon një qeverie të huaj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI