Flash

Moderatori shpërthen ndaj Meghan, ,'Kthehu në Amerikë'

Lapsi.al 10 July 2019
Moderatori shpërthen ndaj Meghan, ,'Kthehu në Amerikë'

Piers Morgan njihet për kritikat e tij të shumta ndaj Dukeshës, Meghan Markle, sidomos kohët e fundit. Por në episodin e sotëm të “Good Morning Britain”, ai ka folur me tone tepër të ashpra ndaj saj.

Arsyeja? Teksa Meghan vendosi të shfaqej në Court 1 për të parë ndeshjen e Serena Williams, i kishte kërkuar sigurimit të saj t’i ndalonte njerëzit që të mos i bënin foto. Morgan e quajti këtë hipokrizi: “Nëse shkon në Wimbledon me biletat e tua falas sepse je pjesë e familjes mbretërore, ulesh në vendin më të mirë pa asnjë arsye, merr dhe 2 shoqet e tua… epo je person publik. Nëse do të jesh njeri privat, ik kthehu në SHBA dhe jeto atje në mënyrë private.” Kur bashkëmoderatorja Susanna Reid përkrahu vendimin e Markle dhe të Princ Harryt për privatësi, Morgan shpërtheu me kritika: “Privat? Në Zonën Mbretërore në Wimbledon. Me kamerat e të gjithë botës që janë drejtuar nga ty. Nuk është një vend privat. Nëse do të jesh i rezervuar, mos shko në Wimbledon. Sinqerisht, kjo është një tallje totale. Duhet ta kuptosh se çfarë do të jesh- publik apo privat? Është tmerrësisht hipokrite, sepse ata nuk janë njerëz privatë: Janë Duka dhe Dukesha e Sussex. I paguajmë ne për kështjellat, i paguajmë ne për gjithçka.”

Të këshilluara

Xhirimi i skenave intime në Hollywood

Hollywood-i na ka ofruar me qindra skena erotike, ku kemi parë aktorë të kategorisë A dhe të tjerë më pak të rëndësishëm të përballen me situata të tilla. Na...

17:46

Lewis Hamilton, në një lidhje me modelen

Lewis Hamilton, pesë herë kampion në Formula 1, u pa në shoqëri të modeles së kompanisë Instagram, Zahra Elise. Britaniku u shfaq në festën e ditëlindjes së ...

17:35

Angeline Jolie pas aktrimit në modele

o është një nga aktoret më të bukura në Hollywood. Dhe Angelina Jolie dukej e mrekullueshme ndërsa modeloi për markën e parfumit Guerlain. Aktorja pozoi n...

15:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI