Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Kosova i ndalon hyrjen ministrit serb të Mbrojtjes

Lapsi.al 10 July 2019
Kosova i ndalon hyrjen ministrit serb të Mbrojtjes

Autoritetet e qeverisë së Kosovës po vazhdojnë t’ua ndalojnë hyrjen në Kosovë zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë. Kësaj radhe hyrja iu ndalua ministrit serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin, konfirmojnë zyrtarë nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Sipas Jetlir Zyberajt, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, “kërkesa për vizitë në Kosovë e Aleksandër Vulinit është refuzuar, sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”.

“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, thotë Zyberaj. Sipas tij, ministri serb i Mbrojtjes nuk është dashur të bëjë fare kërkesë për vizitë, sepse ai gjendet në listën e personave që nuk u lejohet hyrja në Kosovë.

Kabineti i ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin, ka njoftuar se ministri Vulin së bashku me një delegacion të shërbimit ushtarak shëndetësor kishin planifikuar të vizitonin një spital në veri të Mitrovicës. “Ishte planifikuar që vizita të ketë karakter humanitar dhe se përfaqësuesit nga Ministria dhe Spitali Ushtarak me drejtuesit e spitalit në Mitrovicë kanë pasur qëllim që të diskutojnë për bashkëpunimin në mes të këtyre institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e kabinetit të ministrit Vulin.

Ndërkohë mediat në Serbi shkruajnë, se ndalesa që po u bëhet zyrtarëve të qeverisë së Serbisë që ta vizitojnë Kosovën është kundër një marrëveshje Kosovë-Serbi për lëvizje të lirë, ndonëse secili zyrtar serb që dëshiron ta vizitojë Kosovën duhet të bëjë paraprakisht kërkesë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës përmes zyrës së BE-së.

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me kokainë në makinë

"Kam gabuar, por e kam bërë nga dashuria. Për njëzet ditë unë martohem. Kisha nevojë për të bërë para për dasmën”,- kështu ka deklaruar para gjyqtarit, në Gjyka...

16:35

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI