Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Kërkohet shkarkimi në KPA, Zaganjori: Ndonjëherë kalohen caqet, bëra më të mirën time!

Lapsi.al 10 July 2019
Kërkohet shkarkimi në KPA, Zaganjori: Ndonjëherë kalohen

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, është paraqitur sot për seancën e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), pas vendimit të Komisionerit Publik për të apeluar vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) për kalimin e procesit të vetting-ut.

Në një deklaratë për mediat, Zaganjori u shpreh se ai është treguar bashkëpunues dhe ka bërë të pamundurën për të gjetur dokumentet e kërkuara nga KPK-ja. Zaganjori tha se në seancën që nisi në orën 09:30, “argumentat sillen në të njëjtat pyetje dhe përgjigje”, ndërkohë që trupa gjyqësore është tërhequr për të shqyrtuar 10 dokumentet e reja që ai ka dorëzuar. "Unë përpiqem që të bëj më të mirën, ndonjëherë kalohen edhe caqet, sa do të merren parasysh kjo varet nga trupa gjyqësore", tha më tej Zaganjori.

Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), Komisioneri Publik apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Zaganjorin.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por vendimi është kundërshtuar në KPA. Sipas Komisionerit Publik, Zaganjori nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Në seancën e 25 qershorit në KPA, Zaganjori kërkoi kohë që të shqyrtonte provat e reja të paraqitura nga Komisioneri Publik.

Çfarë ndodhi në seancën e sotme:

Komisioneri Publik: Seancën e shkuar e mbyllëm për t’i dhënë një kopje aktesh, komisionerit publik të sjella nga Zaganjori. Shkaqet e ankimimit që kanë të bëjnë me interpretimin e aneksit Kushtetues nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.

4 pasuritë me adresa rruga “Ded Gjonluli”, nga verifikimi i provave të dorëzuara nga subjekti thuhet se kontrata e shitjes në vitin 2001 është akt formal.

Pretendohet nga tatimet se qiraja është paguar nga zonja M/.H, por subjekti nuk ka sjellë asnjë provë të re për pagimin e tatimeve. Për sa i takon pjesës sa Zaganjorit pretendohet se qiraja është marrë në 1999. Komisioni i kthimit të pronave i ktheu familjes  një pjesë toke mbi të cilin është ndërtuar një godinë 4 katëshe dhe pse s’kishin dokument pronësie.

Zaganjori nuk sjell asnjë provë për të faktuar se si i ka sjellë paratë e fituara në Gjermani gjatë periudhës që ka qenë atje.

Zaganjori: Si të gjithë Shqiptarët në ato vite kam sjell paratë se në 1995 nuk funksiononte sistemi bankar ku mund të kryenin transaksione bankare.

 

Të këshilluara

Fier/ Arrestohet një shpërndarës heroine

Policia e Fierit bën me dije se ka goditur një rast të trafikut te drogërave të forta. Në pranga të policisë ka rënë Saimir Sali, një 30-vjeçar nga Patosi. 9...

10:51

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI