Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Ish-Presidenti parashikon radikalizim të aksionit opozitar: Kemi hyrë në fazën e betejës finale

Lapsi.al 10 July 2019
Ish-Presidenti parashikon radikalizim të aksionit opozitar: Kemi hyrë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka parashikuar radikalizimin e aksionit politik të opozitës së bashkuar joparlamentare, duke u shprehur se tashmë ka nisur faza e betejës finale e përballjes me “regjimin monopartiak”.

Në një intervistë në emisionin televiziv “Top Talk”, Nishani tha se qëllimi i opozitës nuk ka dështuar, për arsye se aksioni i saj nuk ka përfunduar. “Opozita në gjykimin tim ka hyrë në fazën e betejës finale. Përderisa nuk kemi një proces të përfunduar, nuk mund të themi që dështoi qëllimi i opozitës. Mendoj se do të ketë një radikalizmim akoma më të madh politik të këtij procesi; të përballjes së qytetarëve me këtë që është tashmë është instaluar si regjim monopartiak.”- u shpreh Nishani.

I pyetur nëse vendimi për djegien e mandateve dhe braktisjen e punimeve të Kuvendit, e ka dëmtuar Partinë Demokratike, ish-ministri i Mbrojtjes u përgjigj: “Nuk jap një definicion përfundimtar sepse do jetë e ardhmja ajo që do vërtetë nëse PD është dëmtuar, por institucionet formalisht kanë rënë në Shqipëri...E vetmja gjë që i ka mbetur opozitës është rruga dhe ajo ka dalë në rrugë. Nuk është mirë që opozita të jetë në rrugë. Në një sistem normal opozita duhet të jetë brenda institucioneve dhe fakti që ato janë zhbërë dhe për opozitën nuk ka hapësirë.”

Sipas Nishanit, reagimi qytetar do të tejkalojë edhe menaxhimin politik apo procedural, që opozita mund t’u bëjë qytetarëve. “Janë akumuluar aq shumë problematika, që po bëhen shumë agresive. Bëhet fjalë për çështje sociale dhe ekonomike, që opozita nuk mund t’i menaxhojë dot. 85% e qytetarëve shqiptarë nuk janë me këtë qeveri, që do të thotë se 15% nuk mund të sundojë më.”- tha ish-deputeti i PD-së.

 

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me kokainë në makinë

"Kam gabuar, por e kam bërë nga dashuria. Për njëzet ditë unë martohem. Kisha nevojë për të bërë para për dasmën”,- kështu ka deklaruar para gjyqtarit, në Gjyka...

16:35

Euro sërish në rënie, ja me sa u këmbye sot

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 121.85 lekë, rreth...

14:00

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI