Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Ish-kryenegociatorja e Kosovës deklaratë të fortë ndaj Mogherini-t: U fut në aventura që...

Lapsi.al 10 July 2019
Ish-kryenegociatorja e Kosovës deklaratë të fortë ndaj

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, njëherësh ish-kryenegociatore në bisedimet me Serbinë, ka bërë një deklaratë të fortë kundrejt Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në këndvështrimin e Tahirit, kryediplomatja e BE-së ka shkelur parimet evropiane, “duke hyrë në aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan”.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës ka zhvilluar disa takime në Bruksel me Mogherini-n, ku ka patur raste për të krijuar përshtypje të ndryshme për punën pesëvjeçare të kryediplomates evropiane.

Nga përvoja ime që kam pasur me zonjën Mogherini, deri para një viti ajo ka qenë në mbrojtje të parimeve evropiane në Ballkan e të cilat kanë qenë që gjashtë vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, të bëhen anëtare të BE-së. Mirëpo se çfarë ndodhi në vitin e fundit dhe pse ajo shkeli parimet evropiane e doli në disa aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan, këtë nuk e di”, është shprehur Tahiri për gazetën “Zëri”.

Pasardhësi i Mogherinit, pritet të jetë kryediplomati spanjoll, Josep Borrell, që do të përfaqësojë Unionin në arenën ndërkombëtare dhe në raport me palët e treta.

 

 

Të këshilluara

Fier/ Arrestohet një shpërndarës heroine

Policia e Fierit bën me dije se ka goditur një rast të trafikut te drogërave të forta. Në pranga të policisë ka rënë Saimir Sali, një 30-vjeçar nga Patosi. 9...

10:51

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI