Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Gjermania ndihmon Shqipërinë për hetimin e grupeve kriminale

Lapsi.al 10 July 2019
Gjermania ndihmon Shqipërinë për hetimin e grupeve kriminale

Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar apo identifikimi dhe goditja e aktiviteteve kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë, si dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, ishte fokusi kryesor i takimit mes drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe Zv/Presidentit të Policisë Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler.

Henzler tha se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër krimit apo nisjen e hetimeve të përbaskëta për grupet kriminale.

Henzler: Bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i informacionit në kohë reale në kuadër të luftës kundër krimit në tërësi, nisja e hetimeve të përbashkëta për grupet kriminale, të cilët kthehen në Shqipëri apo vazhdojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit, është me rëndësi dhe ne do të vijomë t'ju mbështetim në punën tuaj në këtë drejtim.

Përgëzoj Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, e cilësoj një institucion serioz, të përkushtuar dhe partner të besuar të Policisë Gjermane.

Ju falënderoj juve Drejtor dhe gjithë ekipin tuaj për gatishmërinë, për të qenë në dispozicion me të gjitha kapacitetet e Policisë në mbështetje të projektit ORKA".

Gjatë takimit, Veliu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive ndër vite, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi

Veliu informoi Henzler se në Policinë e Shtetit është krijuar Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili ka prioritet bashkëpunimin me partnerët dhe ndjekjen e hetimeve të përbashkëta, për të përshpejtuar procedurat e hetimit duke fshirë barrierat që kanë ekzistuar, për të arritur qëllimin e përbashkët.

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me kokainë në makinë

"Kam gabuar, por e kam bërë nga dashuria. Për njëzet ditë unë martohem. Kisha nevojë për të bërë para për dasmën”,- kështu ka deklaruar para gjyqtarit, në Gjyka...

16:35

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI