Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Flet Basha: 30 qershori ishte kthesa që vulosi fatin e Ramës

Lapsi.al 10 July 2019
Flet Basha: 30 qershori ishte kthesa që vulosi fatin e Ramës

Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Fier, Kreu i PD-së Lulzim Basha huazoi nga mediat botërore togfjalëshin “protestues proeuropianë”, që ata po e përdorin së fundmi për mbështetësit e opozitës, në mënyrë qe të tregojë ndryshimin me Edi Ramën.

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë” – tha Basha, i cili shtoi se - “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim.”

Duke vënë dukje gjendjen shumë të vështirë ekonomike të qytetarëve të zakonshëm, kreu i opozitës tha në Fier se PD-ja duhet t’i dalë për zot vendit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85% që refuzuan regjimin e Edi Ramës, duke treguar se PD-ja, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë” - tha Basha. Ai theksoi se qëllimi i këtij ndryshimi është mirëqenia e qytetarëve.

Më herët Basha ishte në Mallakastër ku u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama” - u shpreh Basha, i cili vuri në dukje se më 30 Qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten.

“Bashkia Mallakastër ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. Derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj” – u shpreh lideri i opozitës në takimin informal me drejtuesit e degës së PD në Mallakastër.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, disa të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Korçë-Pogradec. Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur disa persona. Ngjarja ës...

20:37

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI