Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Euro sërish në rënie, ja me sa u këmbye sot

Lapsi.al 10 July 2019
Euro sërish në rënie, ja me sa u këmbye sot

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 121.85 lekë, rreth 0.03 pikë më pak se një ditë më parë, duke shënuar ditën e tetë më rënie.

Prej një korrikut euro ka humbur gati 1 pikë ndaj monedhës vendase. Në fund të muajit qershor, për shkak të lëvizjeve jo të zakonshme të tregut (blerje e valutës në sasi të mëdha), euro fitoi pikë duke u këmbyer në nivelin e 122.65 lekëve duke kapur nivelin më të lartë të muajit qershor. Euro preku në qershor nivelin më të ulët të dhjetë viteve kur u këmbye me 121.64 lekë, 0.2 pikë më poshtë se niveli.

Tendenca e këmbimit  e monedhës së përbashkët europiane pritet të ruaj këtë ritëm me afrimin e afatit të fundit të pagesës së TVSH-së që është data 14 dhe afrimi i datës së fundit për të paguar sigurimet (data 20). Sipas aktorëve kryesorë të tregut, në këto data monedha europiane shfaqet e dobët ndaj valutës vendase. Pritshmëritë e operatorëve në Shqipëri mbeten të ulëta edhe për muajin gusht, ku pritet që të vijnë emigrantët për pushime vjetore. Trandiocionalisht në muajin gusht, monedha e përbashkët humbet pikë ndaj lekut.

Zhvlerësimi i euros në tregun vendas është ndihmuar edhe nga ecuria e dobët që ka pasur në tregjet ndërkombëtare. Në tregjet ndërkombëtare euro po këmbehet në nivelin 1.12 dollarë, nga 1.14 që ishte në fundin e muajit qershor, duke u luhatur kështu rreth nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI