Flash

Era Istrefi së shpejti në tur ndërkombëtar

Lapsi.al 10 July 2019
Era Istrefi së shpejti në tur ndërkombëtar

Që prej hitit “Bon Bon” i cili u bë refreni i çdo club-i dhe jo vetëm, si brenda edhe jashtë Shqipërisë, sukseset për Era Istrefin s’kanë të ndalur.

Pas super performancës ne Kampionatin Botëror të Futbollit ku shkëlqeu pranë Nicky Jam dhe Will Smith, këngëtarja shqiptare ka sjellë vazhdimisht bashkëpunime të suksesshme me emrat më të shquar të muzikës në botë.

Së fundmi, ajo solli bashkëpunimin me reperin rus Allj të titulluar “Sajonara Babe”, bashkëpunim i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Era është kthyer në një ndër këngëtaret më të njohura e të klikuara ne botë, ndaj do të nisë shumë shpejt një tur botëror. Këngëtarja do ta nisë performancën e saj në Londër, për ta mbyllur në Montreal, prej shkurtit deri ne muajin prill.

Qytetet ku ajo do të performojë dhe me siguri do të ndezë skenat me hitet e saj janë: Londër, Paris, Milano, Prishtinë, Tiranë, Stokholm, Amsterdam, Bruksel, Berlin, Madrid, San Francisko, Los Anxheles, Santa Ana, Las Vegas, Miami, Atlanta, Cikago, Nju Jork, Toronto dhe Montreal.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI