Flash

Chernobyl zëvendëson me sukses ‘Game of Thrones’

Lapsi.al 10 July 2019
Chernobyl zëvendëson me sukses ‘Game of Thrones’

Me përfundimin e “Game of Thrones,” plot u shqetësuan për të ardhmen e HBO, rrjetit që prodhonte dhe transmetonte serialin tejet popullor.

Sigurisht, ata i paraprinë kësaj dhe publikuan “Chernobyl,” një miniserial me pesë episode që momentalisht mban vendin e parë në IMDb, si më i pëlqyeri ndonjëherë. Që prej të martës, “Chernobyl” vlerësohet me 9.7/10 nga rreth 140 mijë përdorues të faqes. Seria e fundit e serialit u transmetua në HBO më tre qershor. Kjo do të thotë që “Chernobyl” ia kaloi “Breaking Bad” që vlerësohet 9.5/10, “Planet Earth II” (9.5), “Band of Brothers” (9.5), Planet Earth (9.4), “Game of Thrones” (9.3) dhe “The Wire” (9.3). Seriali në fjalë dramatizon shpërthimin masiv të centralit bërthamor në Ukrainë më 26 prill 1986. “Chernobyl” u filmua në lokacion, në Ukrainë dhe pjesërisht në një central jo funksional bërthamor në Lituani.

Seriali u krijua, u shkrua dhe pati producent ekzekutiv Craig Mazin. Regjia nga Johan Renck, i cili më parë ka punuar me “Breaking Bad”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI