Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Skandali/ Publikohet biseda e përgjuar e Zaev kundër Thaçit dhe Vuçiçit (audio)

Lapsi.al 9 July 2019
Skandali/ Publikohet biseda e përgjuar e Zaev kundër Thaçit dhe

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev u detyrua të dilte në një konferencë mesditën e sotme pas publikimit në youtube të një telefonate të regjistruar me dy komedianë rusë që ishin prezantuar si ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Komedianët rusë Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov flasin për një orë me Zaevin i cili nuk ngurron “të zbarzë thesin” për atë që po ndodh në rajonin e Ballkanit.

Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe i kanë publikuar në kanalin e tyre në YouTube. Bisedat janë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në vend dhe autoqefalja e KOM-it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100 mijë euro Patriarkut Bartolomej. Për këtë pjesë, Zaevi tha se ishte e montuar dhe jo-autentik, edhe pse ai nuk e shpjegoi kontekstin.

[caption id="" align="alignnone" width="780"]Résultat de recherche d'images pour "zoran zaev Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov" Komedianët rusë Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov[/caption]

“Sillem ashtu si ndjehem. Personalisht me mjete të mia nga familja ime, ndërmarrje personale ose të familjes sime, kam ndihmuar shumë shpesh me shuma serioze të parave, materiale, në të shumtën e rasteve me tulla. Kur ju ndodhë një bisedë e këtillë ju tregoni se nuk keni problem të ndihmoni diku nëse duhet të ndihmohet” - theksoi Zaev.

Kryeministri pohon se janë respektuar protokollet diplomatike, por kujtoi edhe se kontraktimin e bisedave me vendet që janë të afërta i bëjnë drejtpërdrejt kabinetet. Jo rrallë ndodhë sipas tij që funksionarët të komunikojnë edhe drejtpërdrejt. Gjatë komunikimit të drejtpërdrejt, këshilltarët e Zaevit marrin shënime.

Poroshenko dhe Stoltenbergu i vërtetë deri tani nuk kanë reaguar. Zaev tha se nëse ka nevojë do të kërkojë ndjesë. Qëndrimi i tij është se bisedat e regjistruara nuk janë të porositura nga dikush nga Maqedonia, por se ai personalisht është shënjestër e diskreditimit politik dhe ky është një tentim për të dëmtuar interesat strategjik për anëtarësim në NATO. Ai përkujtoi se pjesë e kësaj loje kanë qenë edhe Makroni, Stoltenbergu, Erdogani dhe Elton Xhon.

BISEDA E ZBARDHUR NE SHQIP:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko (i rremë): Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)

Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare.

Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysmë orë bisede telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën.

Unë jam shumë i shqetësuar se këto lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informuar edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkarkojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko (i rremë): Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra.

Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI