Flash

Merreshin me kultivimin e kanabisit në Mekat të Vlorës, arrestohen dy persona

Lapsi.al 9 July 2019
Merreshin me kultivimin e kanabisit në Mekat të Vlorës,

Dy persona të akuzuar për kultivim kanabisi kanë rënë sot në prangat e policisë në Vlorë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë një 59-vjeçar me inicialet B.M dhe një 58-vjeçar me inicialet B.B, banues në fshatin Mekat.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës asgjëson disa bimë narkotike dhe vë në pranga kultivuesit e tyre.

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mekat, Njësia Administrative Shushicë.

Në vijim të veprimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI