Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Lubonja flet për sulmin ndaj makinës: I ndikuar nga Rama

Lapsi.al 9 July 2019
Lubonja flet për sulmin ndaj makinës: I ndikuar nga Rama

Analisti Fatos Lubonja ka folur për sulmin që i është bërë makinës së tij nga një person, i cili dyshohet se është i sëmurë mendor. Lubonja tha se personi që ka kryer sulmin e kishte makinën e tij në target. Sipas Lubonjës, një variant mbetet që agresori mund ta ketë kryer sulmin si rrjedhojë e klimës së urrejtjes që Rama promovon ndaj analistëve.

“Kam parë shumë reagime, që thonë se ishte person i sëmurë mendor. Mendoj se nuk e ka shtyrë dikush këtë të sëmurë mendor që të më sulmojë makinën mua, por mendoj se klima e urrejtjes që proklamon Rama ndaj nesh, nuk mund të përjashtosh. Në Poloni u vra një person me influencë nga një i sëmurë ndërsa doli më vonë se ai person ishte shtyrë.

E dyta, është thënë se ky person ka qëlluar makinën tuaj për shkak të ideve të tij politike. Ky ka goditur dhe pastaj ka dalë me thikë. Policia e di shumë mirë, por ka dhënë deklaratë sikur kjo s’ka lidhje fare me mua, por që ka goditur makinën time rastësisht, që tregon se policia është nën influencë politike”, deklaroi Lubonja.

Të këshilluara

Zbulohet arsenal armësh në Elbasan

Një arsenal armësh të sofistikuara mësohet se është sekuestruar nga policia në qytetin e Elbasanit më 1 korrik. Burimet thonë se bëhet fjalë për 7 kallashnik...

18:00

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI