Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Kryemadhi: Sot opozita i fiton zgjedhjet edhe me Ramën kryeministër

Lapsi.al 9 July 2019
Kryemadhi: Sot opozita i fiton zgjedhjet edhe me Ramën kryeministër

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se ka bërë një tërheqje nga deklaratat e saj kategorike të së shkuarës se opozita nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër. Mbrëmjen e së martës ajo tha në një intervistë në RTV Ora se sot opozita i fiton zgjedhjet edhe me Ramën kryeministër.

“Unë e kam thënë gjithmonë që ne fitojmë edhe në zgjedhje të pandershme me Edi Ramën – tha Kryemadhi që pyetjes se “opozita mund të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën” iu përgjigj: “Kjo nuk është dëshira ime. Ky është një vendim që do ta marrim të gjithë si front opozitar.

Ajo që dua të them, e para janë standardet. Ti nuk mund të hysh në zgjedhje pa standarde, e para njëherë është populli vetë që nuk beson në një proces votimesh apo në një proces zgjedhor pa standarde.

Të parët janë qytetarët që thonë ne nuk bëhemi farsë e këtij procesi sepse po të pyesësh mamanë time thotë, unë nuk dua t’ja di fare se si do zgjidheni ju, me lista proporcionale apo me mazhoritar. Sepse në fund të ditës njerëzit mendojnë se beteja nuk bëhet për njerëzit, por për klasën politike” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI