Flash

"Kosova, shtet i pavarur", Brnabic i përgjigjet Metës: Ne nuk do të provokohemi nga ju

Lapsi.al 9 July 2019
"Kosova, shtet i pavarur", Brnabic i përgjigjet Metës: Ne

Pas ligjëratës të mbajtuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Samitin e SEECP që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës, ku theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të trajtohet me respekt, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, – tha ajo, –  dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Brnabiç, duke shtuar se nuk do të provokohet nga deklarata e Metës.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, krerëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore, Meta shprehu keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në Samit, duke vënë në dukje vuri se tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, “të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit”.

Kreu i shtetit nënvizoi se kurrë më parë rajoni nuk ka qenë më i qëndrueshëm dhe më i sigurt, duke shtuar se gjithsesi nuk mund të pretendohet një bashkëpunim i efektshëm kur disa nga pjesëmarrësit e forumit “bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura etj”.

Liderët e Kosovës refuzuan pjesëmarrjen në Samitin e SEECP duke e cilësuar ftesën “si denigruese”, për arsye se presidenti Hashim Thaçi ishte i paftuar dhe sepse nënvizohej se pavarësia e vendit nuk ishte njohur nga disa shtete.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Protesta e opozitës, reagon Rama

Pas protestës së opozitës në Tiranë ka ardhur një reagim i kryeministrit Edi Rama ne Facebook. Ai ka përdorur një thënie të strategjistit kinez, Sun Tzu. “Fi...

22:57

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI