Jennifer Lawrence dhe Adele janë shoqe të ngushta tashmë prej vitesh dhe tani që aktorja do të martohet, me Cooke Maroney, shoqja po i organizon një festë beqarie dhe çfarë feste.
Në qershor, JLaw tentoi të organizonte një festë beqarie, por i njoftoi shumë vonë të pranishmit dhe s’u paraqit asnjë, aq sa aktorja përfundoi në lot.
Adele dëshiron ta ndreqë gabimin dhe t’i organizojë shoqes festën që meriton, diçka “të egër”, “të çmendur”. Kështu shkruan “Sun”.
“Adele dëshiron të jetë edhe diçka me klas dhe që mos të përfundojë në rrjetet sociale. Do të ketë personazhe të famshme të ekranit dhe dëshiron që të gjithë të argëtohen e tërbohen, por pa u filmuar”.