Ka mbaruar intervistimi i prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Mësohet se Hajdarmataj është pyetur për dosjet më të përfolura, siç janë: 339-a, 184-a, “Shullazi” dhe “Tahiri”.
EURALIUS dhe OPDATE e kanë pyetur prokurorin në veçanti për materialet e përgjimeve të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild”, ku implikohen zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste. Prokurori citohet të jetë përgjigjur se për arsye se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka patur një sektor të posaçëm për përgjimet, është e vështirë të përcaktohet burimi i rrjedhjes së informacionit.
Ndërsa për nxjerrjen e përgjimeve, Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces hetimor, për dosjet e shitblerjes së votave, nuk ka ende asnjë të pandehur të vënë përpara drejtësisë.