Policia e Korçës ka dhënë informacione të mëtejshme lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku shtetasi me iniciale G.N., 57 vjeç, u vra me armë zjarri. Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë të ditur se kunati i viktimës, Sefedin Zenellari, 71 vjeç, dyshohet si autor i vrasjes.
Mësohet se në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar autorin e dyshuar të sulmit drejt Komisariatit, u vetvra me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.
Ndërkohë, forcat policore komunikojnë se në banesën e 57-vjeçarit të vrarë, mungon një shumë prej 13 mijë eurosh. Nisur nga këto të dhëna, Policia po heton në pistën e grabitjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.
[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-09-at-10.37.33.mp4"][/video]