Flash

Afrona publikon foton e parë nuse

Lapsi.al 9 July 2019
Afrona publikon foton e parë nuse

Pas super propozimit në vitin 2017, këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre në shtator të këtij viti. Ceremonia do të mbahet më datën 21 në një resort luksoz në plazhin e Shëngjinit dhe do të ketë rreth 300 të ftuar.

Herë pas here, në Instastoryn e saj, Afrona ka ndarë me ndjekësit pamje nga përgatitja për ditën e dasmës, ndërsa së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, teksa ka pozuar krah bashkëshortit.

“Sepse të dua”, janë fjalët e Afronës krahas fotos me Bleron, ku ka zbuluar pak nga portreti i saj duke i lënë ndjekësit ende kuriozë.

Mesa duket, kjo është një ndër fotot e setit fotografik të martesës që çifti po realizon, ndërsa ajo gjithashtu ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram edhe një foto me look-un e ri me flokët e zgjatur me extensions dhe një makeup profesional.

Kujtojmë se momenti i propozimit për martesë dy vite më parë ishte një ndër momentet më të bukura dhe emocionuese për çiftin, pasi Blero iu ul Afronës në gjunjë në mes të emisionit “Prive Reality”, duke e bërë partneren të përlotet nga surpriza e t’i thotë “Po” para të gjithëve.

Të këshilluara

Ëndrra e Nicole Kidman së shpejti realitet

Ëndrra e Nicole Kidman së shpejti mund të bëhet realitet. Aktorja e famshme po planifikon të adoptojë një djalë me bashkëshortin Keith Urban. Çifti janë prindër...

19:08

Hailey dedikim Justin për 1 vjetorin e tyre

Hailey dhe Justin Bieber po përjetojnë periudhën më të ëmbël krah njëri-tjetrit dhe 1 viti pasi u martuan, gjërat mes tyre duket se janë më mirë se kurrë. Në di...

16:18

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI