Flash

Skandali diplomatik anglo- amerikan/ Dalin kabllogramet e ambasadorit në Uashington për Trump

Lapsi.al 8 July 2019
Skandali diplomatik anglo- amerikan/ Dalin kabllogramet e ambasadorit në

« I papërshtatshëm », « jo stabël », « inkopetent »… në një seri kabllogramesh që kanë rrjedhur të publikuara në 7 korrike nga tabloïdi "Mail on Sunday" , sër Kim Darroch (poshte), ambasadori britanik në ShBA bën një portret asgjesuaes të Donald Trump duke e informuar vendin e tij se Shtëpia e bardhë "është unike në disfunksionimin e saj" dhe se mandati i presidentit mund të përfundojë me turp.

Sir Kim Darroch (pictured), one of Britain's top diplomats, used secret cables and briefing notes to impugn Trump's character, warning London that the White House was 'uniquely dysfunctional' and that the President's career could end in 'disgrace'

Media të ndryshme  po qarkullojnë një informacion që vë në dukje dyshimet e mëdha që provokon personaliteti i Donald Trump edhe brenda aleatëve më të ngushtë të SHAB-ve. Në memon e ambasadorit britanik në SHBA, Kim Darroch, hartuar në vitin 2017 dhe drejtuar qeverisë së tij, thuhet: "Rrezaton pasiguri. Me të duhet që t’i bësh të thjeshta parashtrimet, madje duhet të flasësh troç".

 Sipas këtyre dokumenteve duket se Trump ka vënë në pikëpyetje sigurinë e Perëndimit me paparashikueshmërinë e tij . "Nuk besojmë realisht se kjo administratë do të bëhet në thelb më normale, më pak jofunksionale, më pak e paparashikueshme, më pak e ndarë, më pak e paaftë…"citohet ai të ketë shkruar diplomati në njërën prej memove.

Gazeta ka publikuar edhe një memo të muait të shkuar, pra qershor 2019, ku Darroch jep gjykimet e veta se përse Trump ndryshoi mendje për të sulmuar Iranin.

Ka më shumë gjasa që ai nuk e ndjente asnjëherë se duhej të sulmonte dhe si ishte i shqetësuar për atë sesi do të dukej një gjë e tillë në vitin 2020 në raport me fushatën e vitit 2016 shkruan Darroch.

Ministria e jashtme britanike nuk e ka mohuar vërtetësinë e kabllogrameve por ajo ka komentuar se britanikët presin që në raportet e tyre diplomatët të shkruajnë mendimin e tyre real, pavarësisht se ai nuk mund të jetë qëndrimi i qeverisë. ndërsa shefi i partisë së Brexit, Nigel Farage, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit në Uashington.

Të këshilluara

Kalifornia goditet nga një tërmet 7.1 ballë

Tërmetet në shtetin e Kalifornisë nuk kanë të ndaluar. Pak orë më parë Kalifornia është goditur ngë një tërmet 7.1 ballë. Dhjetra shtëpi të rrëzuara, disa prej ...

10:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI