Flash

Shkarkimi i presidentit/ Rama lexon hartimin e radhës.

Lapsi.al 8 July 2019
Shkarkimi i presidentit/ Rama lexon hartimin e radhës.

Edi Rama ka zhgënjyer sot të gjithë ata që prisnin fjalimin e tij në parlament,  për të dëgjuar argumentat se përse duhet shkarkuar Ilir Meta nga posti i presidentit. Por në mbi gjysëm ore monolog, kryeministri nuk ka dhënë qoftë edhe një argument, interpretim, apo bindje të tij se ku e ka shkelur kushtetutën kreu i shtetit.

Lexo më tej:

Të gjitha fazat që duhen për të shkarkuar Metën

Fjala e tij e sotme më shumë i ngjante një hartimi humoristik, si pjesë e dytë e përshkrimeve që ka bërë në librin Kurbani për ish aleatin e vet të së majtës, sesa një qëndrim prej shtetari.

I nisur nga prezuposti napoleonian se kundërshtari që gabon duhet lënë ta bëjë këtë, Rama tha se detyrimi ndaj Shqipërisë e pengon të veprojë sipas këtij interesi vetjak të socialistëve. Ai u mor, një nga një, me të gjitha kritikat që i janë bërë atij pas 30 qershorit, me pjesmarrjen në votime, me interpretimin allasoj të raportit të ODHIRIT, me shëndetin mendor të Metës, me daljen në plazh me rrobabanje, me drekat me koran në shoqërinë e Fahri Balliut, me anti metafora për Mic Sokolin dhe Vojo Kushin, por nuk tha dot asnjë argument të vetëm se ku presidenti ka bërë një krim aq të rëndë kushtetues sa duhet shkarkuar.

Si gjithmonë, megjithëse pa frymëzimin, risinë dhe gjetjet befasuese të dikurshme, fjalimi i Ramës në stil nuk kishte të sharë. Me siguri garën e një nxënësi që do ti mburret zyshës së letërsisë se shkruan hartime më të bukura se rivali i tij, Edi Rama e fitoi edhe sot ndaj Metës.

Por nga ana tjetër, garën e argumentave politiko-juridikë, nëse mund të anullohej apo jo 30 qershori, për të cilën kreu i shtetit ka bërë një argumentim precis dhe detajist, ai as nuk pranoi ta luante. Dhe kjo, jo sepse pret ndonjë përfundim nga komisioni hetimor i parlamentit, që është në ditë po aq të zëzë sa ai që Berisha ngriti për të vërtetuar pucin e shtetit, por thjeshtë se nuk kishte cfarë të thoshte. Prandaj vendosi të bëjë në kuvend letërsi bulevardeske.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI