Flash

Shantazhi seksual me përgjimin e padëgjuar të Elisa Spiropalit

Lapsi.al 8 July 2019
Shantazhi seksual me përgjimin e padëgjuar të Elisa Spiropalit

Që pas publikimit të skandaleve të BILD një persekutim i vërtetë mediatik po ushtrohet ndaj ministres Elisa Spiropali duke e lidhur emrin e saj me një audiopregjistrim me sfond seksual. Përfaqësues të lartë të opozitës, ish deputetë të PD dhe LSI, kanë hedhur, aty këtu, nëpër reagime publike aludime të rënda. Dikush i përmend se rilindasit nuk i kanë problem marëdhëniet jashtë martesore, dikush tjetër se duhet të shtrëngojë ushkurin e të mbathurave dhe një e tretë, se pasi Rama të bjerë në burg do ti ndërtohet një qeli e përbashkët në çift, ku përkrah tij do të jetë edhe Elisa.

Lexo më tej:

Shantazhi seksual/ Elisa Spiropali sulmon ata që flasin për përgjimet që do i prishin martesën

I pari që e hapi këtë lojë ishte deputeti Edi Paloka. Në një status që u botua nga të gjitha mediat pranë PD-së, ku thuhej se flala qe ose për Elisa Spiropalin ose për Blerina Gjylametin, ish deputeti shkroi: “Thuhet se në pergjimet e rradhës që do publikojë Bild, dalin nja dy heroina te punes socialiste, alias “rilindase”. Larg qofte të konfirmohen nga pergjimet qe pritet te publikoj “Bild”, informacionet qe kane qarkulluar ne Diber per aktivitetin e ketyre shoqeve te “rilindjes”…Megjithese keta sorosianet nuk e kane problem prishjen e familjeve…

Pak ditë pas kësaj insinuate anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri, ka bërë aludime edhe më të rënda. Guri që njihet si njeri shumë pranë Metës dhe Kryemadhit shkoi edhe me larg. Pasi përdori fjalën me kod “piruni” që Elisës ia thonë edhe të tjerë, ajo shkroi një status të rëndë me titullin, “Dy fjalë për Elisën”: E ke provuar dhimbjen e pirunit… do prapë një pirun nga shefi jot, shtrëngo ushkurin se llastikun të është këputur. Mos u hallakat shumë se je dhe grua e martuar…Ups ju te rilindjes se keni problem”.

Pra njësoj si në insinuatën e Palokës edhe te Guri flitet për grua të martuar dhe për prishje familjeje, që rilindësit apo sorosianët nuk e paskërkan problem.

Shnatazhi bëhet edhe më i madh kur pasi flitet për tradhti bashkëshortore aludohet edhe se me kë është kryer ajo. Krejt e papërshtatshme, e vënë në gojën e një vajze të re, Kejdi Mehmetaj, hamendësohet se pjesë e adulterit është Edi Rama, pra se raporti është disi më i ndryshëm nga ai mes Skënderbeut dhe Mamicës.

Fare pa droje Mehmetaj i shkruan një mesazh të pacipë ministres: “Elisa dogana.al, ujësjellësi.fr, përgjime.ge, miliona.euro!Kur shefi jot të bëhet gati për të shkuar pas hekurave, do i bëjmë presidentit një kërkesë të veçantë: të krijohen disa qeli miks (burra & gra), që ti shërbesh edhe aty me devotshmëri”.

Pra është e qartë se cfarë zhurme dhe thashethemnaje kërkojnë të përhapin eksponentët e opozitës: atë për një raport jashtë profesional mes Ramës dhe Spiropalit.

Dhe kjo e bën këtë metodë komunikimi të shëmtuar. Natyrisht, nëse kishin vërtet përgjime apo fakte për një lidhje jashtë martesore mes kreut të ekzekutivit dhe një prej vartëseve të tij më publike, ata ishin në të drejtën e tyre ta publikonin atë. Sepse kjo i kapërcen kufinjtë e një vuajerizmi meskin dhe është një aferë me interes publik.

Por nëse kjo ekzistonte, denoncimi duhej bërë në mënyrë serioze dhe më përgjegjësi. Kurse forma e shantazhit, me copra fjalësh dhe thashethemesh, me insinuata pa fakte, me kërcënime të koduara, më shumë sesa përdhos shtratin bashkëshortor të Elisës, dërrmon kauzën e opozitës që hiqet sikur flet në emër të zbardhjes të së vërtetave.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI