Flash

Rama opozitës: Keni zero shanse për të fituar në vitin 2021

Lapsi.al 8 July 2019
Rama opozitës: Keni zero shanse për të fituar në vitin 2021

Nga foltorja e Kuvendit, ku pritet të ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama u fokusua tek votimet e 30 qershorit, duke thënë se pjesëmarrja në to, ishte më e madhe se sa në 2015-ën, kur koalicioni fitues qeverisi Shqipërinë.

“Pjesëmarrja e 30 qershorit tejkaloi çdo parashikim. Arritëm përqindje më të lartë votash se koalicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në 2015. Patëm numër më të madh votash për kandidatët në një garë ku gjysma s’kishin kundërshtarë, krahasuar me kandidatët kur ishim me LSI në koalicion. Ta lexosh si refuzim popullor përqindjen krejt normale në këto zgjedhje të bombarduara me kërcënime do të thotë të mos kuptosh se çfarë vjen më pas”,- u shpreh Rama.

Pikërisht sot kur opozita zhvillon protestën e radhës dhe kërkon shkarkimin e tij, i pari i qeverisë i sfidoi duke thënë se opozita nuk vjen në pushtet as në 2021.

“Ajo opozitë ka zero shanse të rikthehet tek fitorja në zgjedhjet e vitit 2021. S’ka më keq se sa humbësit që sillen si fitimtarë”,- shtoi Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI