Flash

Rama: Këto ishin zgjedhjet e fundit që administrohen nga partitë politike

Lapsi.al 8 July 2019
Rama: Këto ishin zgjedhjet e fundit që administrohen nga partitë

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për depolitizimin e komisioneve që administrojnë procesin zgjedhor.

“Kjo ishte hera e fundit që zgjedhjet administrohen nga partitë politike. DO duan apo s’do duan bojkotuesit e këtyre zgjedhjeve që ikën, ne do ta depolitizojmë administratën zgjedhore. Besoj edhe me mbështetjen e opozitës parlamentare”, tha Rama.

Nuk dihet ende nëse këto ndryshime për reformën zgjedhore do të gjejnë mbështetje në Kuvend. Disa prej deputetëve të opozitës parlamentare kanë thënë se do të bashkojnë votat me Ramën vetëm nëse reforma zgjedhore përfshin edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI